1531
Transmeton Muslimi
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “A e dini ç’është përgojimi?” (As'habët) thanë: “All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri!” (Pejgamberi s.a. v.s.) ka thënë: “Përmendja e vëllait me atë që nuk i vjen mirë.” Dikush tha: “E ç’mendon, nëse ajo që flas për vëllanë tim është e vërtetë?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Nëse është e vërtetë ajo që ti flet, atëherë e ke përgojuar, e nëse ajo që e flet nuk është e vërtetë, atëherë ke shpifur.”