1564
Transmeton Ebu Derdai
Nga Ebu ed-Derdai r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet mallkimi i një robi ndaj diçka-je ngrihet në qiell, e dyert e qiellit mbyllen, e pastaj mallkimi kthehet në tokë, por edhe dyert e tokës mbyllen. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqëndrim, kthehet tek i mallkuari, nëse është i meritueshëm, por nëse nuk e meriton mallkimin, atëherë i kthehet mallkuesit.”