1565
Transmeton Muslimi
Nga Imran b. Husejn r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “Derisa i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka qenë në një udhëtim, një grua nga el-Ensaritë ishte hipur në deve, e cila palli, kurse gruaja filloi ta mallkojë. Këtë e dëgjoi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe ka thënë: “Merreni nga deveja përgatitjen, kurse atë lëreni, sepse ajo është e mallkuar.” Imrani (transmetuesi) ka thënë: “Sikur tani po e shoh se si ecën deveja mes njerëzve, por askush nuk kthehet nga ajo.”