Rijadus-Salihin · Hadithi 1606

Për pëshpëritjen reciproke të dy personave në praninë e të tretit, pa lejen e tij, përveç për shkak të nevojës së veçantë kur fshehin fshehtësinë e ndaluar d.m.th. kur flasin me gjuhë të pakuptueshme për të
1606 Muttefekun alejhi

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur të jenë së bashku tre vetë, mos të pëshpërisin dy prej tyre pa të tretin.” Maliku transmeton në “MuVattanë” e tij nga Abdull-llah b. Dinari se ka thënë: “Unë dhe Ibni Umeri kemi qenë te shtëpia e Halid b. Ukbes, e cila ka qenë në treg. Atëherë erdhi një njeri që ka dëshiruar t’i pëshpërisë diçka Ibni Umerit. Pranë nesh nuk kishte njeri tjetër. Ibni Umeri ftoi një njeri tjetër, derisa u bëmë katër vetë. Ibni Umeri mua dhe njeriut të tretë, që e ftoi, i tha: “Ju të dy pritni pak (derisa ky të më pëshpërisë fshehtas), sepse unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Mos të pëshpërisin dy vetë në mes vete pa të tretin.”

Ebu Davudi e transmeton këtë hadith dhe shton: Ebu Salih ka thënë: “Unë i kam thënë Ibni Umerit: “E nëse janë katër vetë?” Ai më tha: “Atëherë nuk ka dëm (mëkat).”