Rijadus-Salihin · Hadithi 1603

Ndalimi i ndërprerjes së lidhjeve ndërmjet muslimanëve mbi tri ditë, përveç nëse ndërprerja e lidhjeve nuk është për shkak të herezisë, thyerjes publike të rregullave fetare e të ngjashme
1603 Ebu Davudi me sened sipas kushteve të Buhariut

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Për muslimanin nuk është e lejuar të jetojë në hidhërim (ngatërresë) me vëllanë e tij më tepër se tri ditë. Kush mban hidhërim mbi tri ditë dhe vdes, do të hyjë në zjarr (të Xhehenemit).”