Nga Jezid b. Sherik b. Tariku transmetohet të ketë thënë: “E kam parë në minber Aliun r.a. duke mbajtur hutbe dhe e kam dëgjuar duke thënë: “Jo, për All-llahun, ne nuk kemi libër tjetër të cilin e lexojmë përveç Librit të All-llahut. Ndërsa lidhur me këtë sahife (shkresë), dhe e shpalosi, eshtra deveje dhe magji tjera të ndryshme, - i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Medina është e ndalu-ar prej Ajrit deri te Theuri (vende në Medine). Kush fut një risi në Medine ose sjell një risimtar, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i mbarë njerëzve. Ditën e Gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as farzin as nafilen (as të obliguarat as vullnetaret); siguria e muslimanëve ndaj të pafeve është një, e cila i përfshin të gjithë. Kush ia kthen shpinën muslimanit, mbi të do të jetë mallkimi i All-llahut, i engjëjve dhe i të gjithë njerëzve. Ditën e Gjykimit All-llahu nga ai nuk do ta pranojë as punën as drejtësinë (as të obliguarat, as vullnetaret).”
Rijadus-Salihin · Hadithi 1813
Ndalimi i pohimit të njeriut se baba e ka dikë tjetër përveç babait të tij dhe ndalimi i pranimit për sundues dikë tjetër përveç sunduesit të vërtetë
1813
Muttefekun alejhi