Rijadus-Salihin · Hadithi 1814

Ndalimi i pohimit të njeriut se baba e ka dikë tjetër përveç babait të tij dhe ndalimi i pranimit për sundues dikë tjetër përveç sunduesit të vërtetë
1814 Ky citat është sipas Muslimit

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Njeriut që me vetëdije pranon paternitetin e njeriut tjetër jashtë babait të tij, i mbetet vetëm mosbesimi; kush pohon diçka që në të vërtetë nuk është e tij, ai nuk është prej nesh dhe le të përgatitet për qëndrim në zjarr.” “Kush e thërret një njeri për të pafe (kafir), apo i thotë se është armik i All-llahut, por nuk është kështu, nuk i mbetet tjetër vetëm se të befasohet (t’i kthehet atij që e ka thënë).” 364 363