Rijadus-Salihin · Hadithi 1818

Libri i rrëfimeve dhe spiritualiteteve
1818 Muttefekun alejhi

Nga Rib’ij b. Hirashi transmetohet të ketë thënë: “Kam shkuar me Ebu Mes’ud el-Ensariun deri te Hudhejfete b. Jemani r. anhum, dhe Ebu Mes’udi i tha atij: “Më trego ç’ke dëgjuar prej të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për Dexhalin?” (Hudhejfete) ka thënë: “Vërtet Dexhali do të dalë dhe vërtet me të do të ketë një ujë dhe një zjarr. Sa i përket atij që njerëzit e konsiderojnë ujë, është zjarri i cili digjet; sa i përket atij që njerëzit i konsideron zjarr, është uji i ftohtë i pijshëm. Kush nga ju e pret (atë kohë), le të përcaktohet për atë që njerëzit i konsiderojnë zjarr, sepse ai do të jetë ujë i ëmbël, i ftohtë, i pijshëm.” Ibni Mes’udi ka thënë: “Edhe unë e kam dëgjuar këtë.”