Rijadus-Salihin · Hadithi 197

Urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja
197 Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Ebu Seid el-Hasan el-Basrij se Aidh ibn Amër r.a. hyri tek Ubejdullah ibn Zijad dhe i tha: “O biri im i vogël, vërtet unë e kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Bariu më i keq është rojtari i Hutamës (Xhehenemit), ruhu të mos bëhesh prej tyre.” (Ubejdull-llahu) Tha: “Ulu, se vërtet ti je prej firës së shokëve të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” (Aidhi) Tha: “Vallë, a kanë pasur ata firë?” Vërtet fira është pas tyre dhe tek të tjerët.”