196
Transmeton Muslimi
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pa një unazë prej ari në dorën e një njeriu, ia hoqi atij atë (nga dora), e gjuajti dhe pastaj tha: “Ndonjëri prej jush drejtohet nga gaca e zjarrit e pastaj e vë në dorën e vet!” Pasi shkoi i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i thanë atij njeriu: “Merre unazën tënde dhe shfrytëzoje!” Tha: “Jo, pasha All-llahun, unë kurrë nuk e marr pasi e ka hedhur i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”