Rijadus-Salihin · Hadithi 349

Vlera e bamirësisë ndaj miqve të prindërve, miqve të të afërmve, të bashkëshortes dhe të tjerëve
349 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. se ka thënë: “Dola në udhëtim bashkë me Xherir ibn Abdull-llah el-Bexhel-lij r.a. dhe filloi të më shërbejë. Unë i thashë: “Mos vepro kështu!” Kurse ai m’u përgjigj: “Vërtet, unë i kam parë ensarët, kështu vepronin me të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe unë jam zotuar në vetvete që se-cilin prej tyre mos ta shoqëroj e të mos i shërbej.”