Rijadus-Salihin · Hadithi 559

Bujaria, zemërgjerësia dhe shpenzimi në vepra të mira duke qenë i bindur në all-llahun e madhëruar
559 Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Umeri r.a. të ketë thënë: “E ndau i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. një ditë një pasuri, e unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, të tjerët veç këtyre kanë pasur më shumë të drejtë në te!” Tha: “Këta më kanë vënë në pozitë që të zgjedh; o të kërkojnë tepër e t’u jap, o të më cilësojnë si koprrac, (u dhashë më tepër) e unë nuk jam koprrac.”