Rijadus-Salihin · Hadithi 557

Bujaria, zemërgjerësia dhe shpenzimi në vepra të mira duke qenë i bindur në all-llahun e madhëruar
557 Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Ebu Umame Sudejj ibn ‘Axhlani r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O biri i Ademit, ti nëse e shpenzon tepricën, më mirë është për ty, kurse nëse e mban, është më keq për ty. Askush nuk të qorton nëse jeton në mënyrë modeste. Dhe fillo (me rastin e shpenzimit) prej atyre që je i obliguar t’i furnizosh. Dora e epërme është me e mirë se dora e poshtme.”