659
Muttefekun alejhi
Ebu Ja’la Ma’kil bin Jesari thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Atë rob që All-llahu e cakton për ruajtjen e një kopeje dhe ai vdes duke e tradhtuar kopenë e tij, All-llahu xh.sh. ia ndalon atij hyrjen në Xhenet.” Në një rivajet të Muslimit thuhet: “Çdo prijës, që është përgjegjës për çështjet e muslimanëve dhe nuk mundohet për ta dhe nuk i këshillon ata, nuk do të hyjë me ta në Xhenet.”
Në një rivajet: “Nëse nuk e këshillon përgjegjësin e vet, ai nuk do ta shijojë erën e Xhenetit.”