Rijadus-Salihin · Hadithi 658

Obligimi i sunduesve që të sillen mirë me shtetasit e tyre
658 Muttefekun alejhi

Ibni Umeri r.a. thotë: “Kam dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgjigjet për kopenë e vet. Imami është bari dhe do të pyetet për kopenë e tij. Burri është bari në shtëpinë e vet dhe ai do të pyetet për kopenë e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit dhe ajo do të pyetet për kopenë e saj, edhe shërbëtori është bari në pasurinë e zotërisë së tij dhe ai do të pyetet për ate që e ka ruajtur. Të gjithë ju jeni barinj dhe do të përgjigjeni për atë që keni ruajtur.”