Rijadus-Salihin · Hadithi 870

Përshëndetja e burrit me gruan e vet dhe të afërmit e tij, si dhe përshëndetja e grave të tjera me të cilat nuk ka kurrfarë lidhje. përshëndetja e tyre është e kushtëzuar me sigurimin që të mos vihet deri te fitneja
870 Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu si hadith hasen

Esma bintu Jezid r.a. thotë: “Kaloi pranë nesh Pejgamberi s.a. v.s. pranë grave dhe na përshëndeti në mesin e grave.”

Ky është citimi i hadithit sipas Ebu Davudit, ndërsa citimi i Tirmidhiut është se vërtet Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. një ditë kaloi në xhami ku ishin ulur një grup i grave dhe ai dha shenjë me dorë për përshëndetje.