Rijadus-Salihin · Përshëndetja e burrit me gruan e vet dhe të afërmit e tij, si dhe përshëndetja e grave të tjera me të cilat nuk ka kurrfarë lidhje. përshëndetja e tyre është e kushtëzuar me sigurimin që të mos vihet deri te fitneja

868 Transmeton Buhariu

Sehl bin Sa’di r.a. thotë: “Në mesin tonë ishte një grua - sipas një rivajeti ishte e vjetër - e cila i merrte gjërat ushqimore dhe i ziente në një vorbë, i bluante kokrrat e elbit dhe, kur ne e falnim namazin e xhumasë, shkonim dhe e përshëndetnim atë dhe ajo na jepte nga ushqimi.”

869 Transmeton Muslimi

Ummi Hani dhe motra e saj bintu Ebi Talib r.a. thonë: “Shkova te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ditën e çlirimit të Mekes kur ai ishte duke u larë, ndërsa Fatimeja e mbulonte me një mbulesë e unë e përshëndeta, e pastaj e përmendi hadithin e mëparshëm.”

870 Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu si hadith hasen

Esma bintu Jezid r.a. thotë: “Kaloi pranë nesh Pejgamberi s.a. v.s. pranë grave dhe na përshëndeti në mesin e grave.”