Rijadus-Salihin · Hadithi 868

Përshëndetja e burrit me gruan e vet dhe të afërmit e tij, si dhe përshëndetja e grave të tjera me të cilat nuk ka kurrfarë lidhje. përshëndetja e tyre është e kushtëzuar me sigurimin që të mos vihet deri te fitneja
868 Transmeton Buhariu

Sehl bin Sa’di r.a. thotë: “Në mesin tonë ishte një grua - sipas një rivajeti ishte e vjetër - e cila i merrte gjërat ushqimore dhe i ziente në një vorbë, i bluante kokrrat e elbit dhe, kur ne e falnim namazin e xhumasë, shkonim dhe e përshëndetnim atë dhe ajo na jepte nga ushqimi.”