Rijadus-Salihin · Hadithi 964

Mustehab është nisja në udhëtim ditën e enjte në mëngjes
964

Sahr bin Vadaate El-Gamidij Es-Sahabij r.a. thotë se Pejgam-beri sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O Zoti im, bekoje umetin tim në mëngjeset e hershme!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur e dërgonte patrullën apo ushtrinë, atë e bënte në fillim të ditës. Transmetuesi Sahr ishte tregtar dhe gjithnjë e niste karvanin e tregtisë në fillim të ditës dhe kështu u pasurua dhe fitoi shumë. (Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë: hadith hasen)