963
Muttefekun alejhi
Ka’b ibnu Maliku r.a. vërteton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u nis në luftën e Tebukut ditën e enjte dhe ai dëshironte që të nisej për rrugë ditën e enjte.
Në një rivajet në Sahihajn (të Buhariut dhe Muslimit) thuhet: “Vërtet, pak herë i Dërguari i All-llahut është nisur për rrugë përveç ditës së enjte.”