961
Muttefekun alejhi
Ebu Seid El-Hudriu r.a. thotë: “Erdhi një grua tek i Dërguari i All-llahut dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, burrat po vijnë në bisedë te ti, prandaj caktoje edhe për ne një ditë, në të cilën do të tubohemi që të na mësosh atë që All-llahu ta ka mësuar ty.” Pastaj, i Dërguari i All-llahut tha: “Tubohuni këtë dhe këtë ditë”, kur edhe u tubuam, pastaj erdhi Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe na mësoi atë që ia pat mësuar All-llahu duke thënë: “Cilësdo grua që i vdesin tre fëmijë (të moshës jomadhore), ata do të jenë perde (mburojë) për te prej zjarrit të Xhehenemit.” Një grua pyeti: “E nëse i vdesin dy fëmijë?” I Dërguari i All-llahut u përgjigj: “Edhe dy!” 363
364