Rijadus-Salihin · Xhihadi

Argumentet nga Kurani

All-llahu xh.sh. ka thënë:

“Numri i muajve të All-llahut është dymbëdhjetë, në Librin e All-llahut, prej ditës që krijoi qiejt dhe tokën, e nga këta, katër janë të shenjtë. Ajo është fe e qëndrueshme. Në këto mos bëni mëkate dhe luftoni kundër idhujtarëve, pa përjashtim, siç luftojnë ata të gjithë kundër jush, dhe ta dini se All-llahu është në anën e atyre, të cilët i frikohen All-llahut.”

“Ju caktohet lufta (ju ngarkohet si detyrë) edhe pse e urreni atë. Ju ndoshta urreni ndonjë gjë, por ajo është e mirë për ju, ndoshta dëshironi diçka që është e keqe për ju. All-llahu e di, por ju nuk e dini.”

“Dilni në luftë, qofshi të dobët a të fortë, dhe luftoni për hir të All-llahut me mish e me shpirt. Nëse e dini, kjo është më mirë.”

“All-llahu ka blerë nga besimtarët shpritrat dhe pasuritë e tyre me Xhenet - ata do të luftojnë për hir të All-llahut dhe do të vrasin e do të vriten. Ai këtë ua ka premtuar me siguri në Tevrat dhe Inxhil edhe në Kur’an - pra, kush i plotëson premtimet e veta më mirë se All-llahu? Pandaj gëzojuni pazarllëkut që e keni bërë me Të, Ai është shumë i madh.”

“Besimtarët të cilët nuk luftojnë - përveç atyre që janë të paaftë për luftë - nuk janë të barabartë me ata që luftojnë në rrugë të All-llahut me pasigurinë dhe jetën e vet. Ata që luftojnë, te All-llahu janë në shkallë më të lartë. All-llahu të gjithëve u ka premtuar mirësi. All-llahu do t’u japë luftëtarëve, jo atyre që nuk luftojnë, shpërblim të madh. Shpërblime të larta prej Tij dhe falje e mëshirë. - All-llahu është shumë i mëshirshëm dhe fal.”

“O besimtarë! A doni t’ju udhëzoj në një tregti që do t’ju shpëtojë nga vuajtja e dhembshme.”

(es-Saff, 10)

Ajetet kur’anore për këtë temë janë të shumta dhe të njohura. Sa u përket haditheve për vlerën e xhihadit, ato janë më shumë se ato që do t’i përmendim, sikur që vijojnë:

1293 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: Është pyetur i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme? Ka thënë: “Besimi në All-llahun dhe në të Dërguarin e Tij.” I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë. “Xhihadi në rrugën e All-llahut.” I është thënë: “Pastaj cila është?” Ka thënë: “Haxhi i pranuar.”

1295 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se ka thënë: I kam thënë: “O i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme?” Tha: “Besi-mi në All-llahun dhe xhihadi në rrugën e All-llahut.”

1296 Muttefekun alejhi

Nga Enesi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një ecje e mëngjesit apo një ecje e mbrëmjes në rrugën e All-llahut është më e mirë se bota dhe çdo gjë në të.”

1297 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Se’id el-Hudriju r.a. transmetohet të ketë thënë: Erdhi një njeri te i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe tha: “Cilët njerëz janë më të vlefshëm?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Njeriu më i vlefshëm është besimtari që lufton me vetveten dhe pasurinë e tij në rrugën e All-llahut.” Ai njeriu atëherë ka thënë: “Pastaj kush?” Ka thënë: “Pastaj besimtari që në një prej grykave malore e adhuron All-llahun, duke ikur prej njerëzve me të këqijat e tij.”

1298 Muttefekun alejhi

Nga Sehl b. sa’di r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Qëndrimi njëditor në rrugën e All-llahut është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të. Një vend i juaj në Xhenet është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të. Qëndrimi njëmbrëmësh apo njëditor i robit në rrugën e All-llahut të Madhëruar është më i vlefshëm se bota dhe çdo gjë në të.”

1299 Transmeton Muslimi

Nga Selmani r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Qëndrimi njëditor apo njënatësh në fushëbetejë është më i mirë se agjërimi mujor dhe falja në të. Nëse luftëtari vdes në fushëbetejë, do të shpërblehet për veprat të cilat do t’i bënte gjatë luftës, dhe do të shpërblehet për punën e tij rreth furnizimit dhe do të sigurohet nga sprovat e varrit.”

1301 Tirmidhiu thotë se ky është hadith hasen sahih

Nga Uthmani r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Qëndrimi njëditor në rrugën e All-llahut është më i mirë se një mijë ditë tjera shtëpiake.”

1303 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Çdo i plagosur në rrugën e All-llahut do të vijë Ditën e Gjykimit, kurse nga plaga e tij do të rrjedhë gjak. Gjaku i plagës do të jetë në ngjyrë të gjakut kurse aroma e saj do të jetë aroma e miskut.”

1305 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Kaloi një shok i të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nëpër një grykë mali ku ishte një burim i vogël uji të ëmbël, që i pëlqeu, dhe tha: “Sikur të izolohesha nga njerëzit dhe të vendosesha në këtë grykë, por këtë kurrë nuk do ta bëj derisa nuk më lejon i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., prej të cilit do të kërkoj leje.” Ia tha këtë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ai i tha: “Mos e bëj atë, sepse qëndrimi i njërit nga ju në rrugën e All-llahut është më i vlefshëm nga namazi i tij në shtëpinë e tij shtatëdhjetë vjet. A nuk dëshironi ju që All-llahu xh.sh. t’ju falë dhe t’ju fusë në Xhenet. Luftoni në rrugën e All-llahut, sepse kush lufton në rrugën e All-llahut aq sa është koha ndërmjet dy mjeljeve të deves, për të është i sigurt Xheneti.”

1306 Muttefekun alejhi. Ky citat është sipas Muslimit

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I është thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është e barabartë me xhihadin në rrugën e All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë. “Ju këtë nuk mund ta bëni.” Të pranishmit edhe dy apo tri herë u janë drejtuar me këtë pyetje, kurse Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. çdo herë u përgjigjej duke thënë. “Ju këtë nuk mund ta bëni!” E pastaj ka thënë: “Shem-bulli i muxhahidit në rrugën e All-llahut është sikur shembulli i agjëruesit dhe falësit i cili në tërësi u nënshtrohet ajeteve të All-llahut, nuk pushon të falet, as të agjërojë derisa nuk kthehet muxhahidi nga rruga e All-llahut.”

1311 Transmeton Buhariu

Nga Ebu Abs Abdurrahman b. Xhebri r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Robi që pluhuros këmbët e tij në rrugën e All-llahut, nuk do të përfshihet me zjarr!”

1312 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Asnjë njeri nuk do të hudhet në zjarr, i cili ka qarë nga frika prej All-llahut deri atëherë kur të kthehet qumështi në sisën e vet, e as që do të bashkohet te një rob pluhuri nga rruga e All-llahut me tymin e Xhehenemit.”

1313 Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen

Nga Ibni Abbasi r.anhuma transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Dy sy nuk do t’i përshkojë zjarri: Syri që qan nga frika prej All-llahut dhe syri që vigjëlon (nuk flen) në rrugën e All-llahut.”

1314 Muttefekun alejhi

Nga Zejd b. Halidi r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e përgatit me përgatitje një luftëtar në rrugën e All-llahut, edhe ai është luftëtar, kurse kush kujdeset dhe e furnizon me të mira familjen e luftëtarit gjatë mungesës së tij, po ashtu është luftëtar.”

1315 Tirmidhiu, i cili thotë se ky hadith është hasen sahih

Nga Ebu Umame r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Sadakaja më e mirë është hija e çadrës në rrugën e All-llahut, dhe huazimi i deves apo shtizës së shërbëtorit për luftë në rrugën e All-llahut.”

1316 Transmeton Muslimi

Nga Enesi r.a. transmetohet se një djalosh prej fisit Esleme ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, unë vërtet dua të luftoj në rrugën e All-llahut, por nuk kam me çka të përgatitem për luftë.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë: “Shko te filani, sepse ai është përgatitur për luftë, por është sëmurë.” Djaloshi erdhi te luftëtari i sëmurë dhe i tha: “Të ka bërë selam i Dërguari i All-llahut dhe ka thënë të më japësh përgatitjen tënde luftarake. Njeriu tha: “Oj filane (shërbëtores vër. përk.), jepja gjithçka që kam përgatitur dhe mos mbaj asgjë. Pasha All-llahun, mos lë asgjë prej tyre, që edhe ti të kesh bereqet në përgatitje.”

1317 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Se’id el-Hudriju r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka dërguar mesazh Beni Lahjanit: “Çdo dy veta le të dërgojnë një, kurse shpërblimi u ndahet të dyve.”

1318 Muttefekun alejhi; ky citat është nga Buhariu

Nga Berâ’i r.a. transmetohet të ketë thënë: “Të Dërguarit të All-llahut i erdhi një njeri i armatosur me rroba hekuri, me ç’rast ka thënë: “Të luftoj ose ta pranoj Islamin? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë: “Pranoje Islamin, e pastaj lufto!” Ai e pranoi Islamin, pastaj ka luftuar dhe në fund është vrarë. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ka punuar pak, kurse do të shpërblehet shumë.”

1320 Transmeton Muslimi

Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu do t’i falë shehidit çdo gjë, përveç borxhit.”

1321 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Katade r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. qëndroi mes as’habëve dhe ka theksuar se xhihadi në rrugën e All-llahut dhe besimi në All-llahun është puna më e lavdëruar. U ngrit një njeri dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut, a konsideron ti se nëse unë vritem në rrugën e All-llahut, do të më falen të gjitha mëkatet e mia?” I Dërguari i All-llahut ka thënë: “Po, nëse vritesh në rrugën e All-llahut i durueshëm, i qëndrueshëm, llogarit sevapet, sulmon përpara, e nuk tërhiqesh.” Pastaj i Dërguari i All-llahut s.a. v.s. ka thënë: “Si the?” Njeriu ka thënë: “A konsideron ti se nëse unë vritem në rrugën e All-llahut, do të falen të gjitha mëkatet e mia?” I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Po, nëse bëhesh luftëtar i durueshëm, që llogarit sevapet, që vetëm sulet përpara e nuk tërhiqet, përveç borxheve. Vërtet kështu më tha Xhibrili a.s.”

1322 Transmeton Muslimi

Nga Xhabiri r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ka thënë një njeri: “Ku do të shkoj unë nëse vritem, o i Dërguari i All-llahut?” I Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë: “Në Xhenet!” Atëherë njeriu i hodhi hurmat të cilat i kishte në duar, e pastaj shkoi në luftë derisa u vra.”

1324 Muttefekun alejhi. Ky citat është sipas Muslimit

Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “Erdhi një grup njerëzish te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe thanë. “Dërgoje me ne një grup njerëzish, të cilët do të na mësojnë Kur’anin dhe Sunetin. (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) u dërgoi atyre 70 ensarë, të cilët quheshin kurrâ’, e ndër ta ishte edhe daja im Harami. Ata (në Medine) lexo-nin Kur’an dhe e studionin bashkërisht, natën mësonin, kurse gjatë ditës sillnin ujë dhe e vendosnin në xhami. Ata bartnin dru, i shitnin ato, e me fitimin e tyre blenin ushqim për banorët e Suffasë dhe për të varfërit. Ata i ka dërguar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., por idhujtarët i penguan dhe i vranë para se të arrinin në vendin e caktuar. Ata kanë thënë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se jemi të kënaqur me Ty e se Ti je i kënaqur me ne. Një njeri (idhujtar) erdhi te Harami, daja i Enesit, pas shpinës së tij dhe e goditi me shtizën në shpinë dhe e shpoi. Harami atëherë tha: “Pasha All-llahun e Ka'bes, ngadhënjeva.” Në të njëjtën kohë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. (shokëve të vet në Medine) u tha: “Vërtet vëllezërit tuaj vdiqën, kurse fjalët e tyre të fundit kanë qenë: “All-llahu ynë, lajmëro për ne Pejgamberin tonë se ne jemi takuar me Ty dhe se Ti je i kënaqur me ne.”

1332 Muttefekun alejhi

Nga Abdull-llah b. Ebi Eufa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. një ditë, kur u përlesh me armikun, ka pritur deri në perëndim të diellit, pastaj është ngritur mes njerëzve dhe ka thënë: “O njerëz, mos e dëshironi përleshjen me armikun, por luteni All-llahun për shëndetin tuaj. Por, kur të përlesheni me armikun, atëherë bëhuni të durueshëm dhe dijeni se Xheneti është nën hijet e shpatave.” E pastaj tha: “O All-llah, zbritës i Librit, lëvizës i reve, shpartallues i partive. Shpartalloji dhe na ndihmo kundër tyre.”

1333 Ebu Davudi me sened sahih

Nga Sehl b. Sa’di r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dy nuk do të refuzohen, apo pak herë do të refuzohen: lutja gjatë thirrjes (ezanit) dhe lutja në luftë, kur ata përleshen mes vete.”

1334 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, të cilët thonë se ky është hadith hasen

Nga Enesi r.a. transmetohet të ketë thënë. Kur shkonte i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në luftë thonte: “All-llahu im! Ti je forca ime dhe ndihmësi im, me Ty lëviz, me Ty arrij deri në cak dhe me Ty luftoj kundër armikut.”

1335 Ebu Davudi me sened sahih

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur është frikësuar prej ndonjë populli, ka thënë: “All-llahu im! Ne Ty të bëjmë mbrojtës të vetvetes para tyre dhe ne Ty të mbështetemi nga të këqijat e tyre.”

1338 Transmeton Buhariu

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush e mbyll (që ta ushqejë) kalin për në rrugën e All-llahut, duke besuar në All-llahun dhe duke besuar thellë në premtimin e Tij, vërtet të ushqyerit dhe dhënia ujë atij dhe plehu i vogël dhe i madh i tij do të matet në Ditën e Gjyki-mit.” (Ai do të shpërblehet për këtë në Ditën e Gjykimit)

1341 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hammad (Ukbe b. Amir el-Xhuhennij) r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Shumë vende do të çlirohen nga ju dhe juve ju mjafton All-llahu si ndihmës, prandaj askush nga ju mos t’i mospërfillë shtizat e tij (ushtrimet me shtiza).”

1343 Ebu Davudi

Nga Ebu Hammad (Ukbe b. Amiri) r.a. transmetohet të ketë thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: “Vërtet All-llahu me një shtizë do t’i çojë në Xhenet tre individë: ndërtuesin e saj, që ka llogaritur në mirësi gjatë ndërtimit të saj, hedhësit e saj mbi armikun dhe atë që i afron. Ushtroni hedhjen dhe kalërimin luftarak por, nëse merreni me hedhjen e shtizës, për mua është më mirë se të merreni me kalërim. Kush e lë hedhjen e shtizave, pasi të mësohet me atë punë, duke e humbur vullnetin për të, vërtet e ka lënë një ni’met, ose thënë më mirë, e ka mohuar atë ni’met.”

1344 Transmeton Buhariu

Nga Seleme b. el-Ekva r.a. transmetohet të ketë thënë: “Ka kaluar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në një rast pranë një grupi as’habësh të cilët ushtronin dhe garonin në hedhje të shtizës, me ç’rast u tha: “O bijtë e Ismailit, hidhni shtiza dhe ushtroni, sepse edhe stërgjyshi juaj ka qenë hedhës shtize.”

1346 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Ebu Jahja Hurejm b. Fatiku r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë. “Kush shpenzon nga pasu-ria e tij në rrugën e All-llahut, i shkruhen atij shtatëqind herë.”

1351 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se erdhi një arab te Pejga-mberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, njeriu që lufton për shkak të presë luftarake, njeriu që lufton që të përmendet dhe njeriu që lufton për shkak të namit në vendin e tij,” kurse në një transmetim tjetër, “që lufton për shkak të trimërisë dhe për shkak të urrejtjes ndaj armikut,” kurse në një rivajet tjetër, “edhe njeriu që lufton nga urrejtja ndaj armikut, prandaj kush është në rrugën e Zotit?” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush lufton që Fja-la e All-llahut të jetë mbi çdo gjë, ai është në rrugën e All-llahut.”

1352 Transmeton Muslimi

Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r.a. transmetohet të ketë thënë. “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Cilido njësit luftarak apo ekspeditë që lufton me armikun dhe zë peng prenë luftarake dhe paqësohet, ata kanë nxituar për dy të tretat e shpërblimit të tyre dhe cilido njësit luftarak apo ekspeditë që lufton me armikun dhe humb, atyre do t’u plotësohet shpërblimi i tyre.”

1354 Ebu Davudi me sened të mirë

Nga Abdull-llah b. Amr b. el Asi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kthimi (nga lufta pasi është dhënë çdo gjë) është sikur lufta.”

1360 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. dhe nga Xhabiri r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Lufta është mashtrim.”