Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I është thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është e barabartë me xhihadin në rrugën e All-llahut?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë. “Ju këtë nuk mund ta bëni.” Të pranishmit edhe dy apo tri herë u janë drejtuar me këtë pyetje, kurse Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. çdo herë u përgjigjej duke thënë. “Ju këtë nuk mund ta bëni!” E pastaj ka thënë: “Shem-bulli i muxhahidit në rrugën e All-llahut është sikur shembulli i agjëruesit dhe falësit i cili në tërësi u nënshtrohet ajeteve të All-llahut, nuk pushon të falet, as të agjërojë derisa nuk kthehet muxhahidi nga rruga e All-llahut.”
Kurse sipas transmetimit të Buhariut: “Një njeri tha: “O i Dërguari i All-llahut, më udhëzo mua në një vepër të barabartë me xhihadin.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Unë nuk mund ta gjej!” Pastaj ka thënë: “A mundesh ti, kur të shkojë muxhahidi në luftë, të hysh në mesxhidin tënd, të falesh pa ndërprerje dhe të agjërosh pa ndërprerje?” Pastaj ka thënë: “E kush mund-et kështu?”