Rijadus-Salihin · Hadithi 384

Rëndësia e dashurisë në emër të all-llahut dhe inkurajimi i saj, pastaj informimi i njeriut të dashur se e do dhe çka i thotë atij kur të mësojë për këtë
384 Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Një njeri e vizitoi vëllanë e vet në një fshat tjetër. All-llahu i Madhëruar i’a caktoi një engjëll për ta vëzhguar gjatë rrugës së tij dhe kur erdhi tek ai (engjëlli) i tha: “Ku po shkon?” Tha: “Tek një vëlla i im në këtë fshat.” Tha: “A mos ke ti tek ai ndonjë interes material?” Tha: “Jo, por unë e dua atë për hir të All-llahut!” Engjëlli i tha: “Unë jam i dërguar nga All-llahu xh.sh. tek ti për të njoftuar se All-llahu të do ty ashtu siç e do ti atë njeri.”