Rijadus-Salihin · Hadithi 390

Rëndësia e dashurisë në emër të all-llahut dhe inkurajimi i saj, pastaj informimi i njeriut të dashur se e do dhe çka i thotë atij kur të mësojë për këtë
390 Transmeton Ebu Davudi me isnad sahih

Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë se një njeri ishte tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe kalon aty një njeri tjetër, kurse ky që ishte tek Pejgamberi tha: “O i Dërguari i All-llahut, unë vërtet e dua këtë njeri.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “A e ke informuar atë se e do?” Tha: “Jo.” Pejgamberi i tha: “Informoje.” Ky e takon dhe i thotë: “Unë të dua për hir të All-llahut.” Ai i tha: “All-llahu të dashtë, që të ka bërë të më duash për Të.”