Rijadus-Salihin · Hadithi 392

Shenjat e dashurisë së all-llahut të madhëruar ndaj robit, inkurajimi për t’u pajisur me këtë cilësi dhe për angazhim në fitimin e saj
392 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur All-llahu i Madhëruar e do robin e Vet, i thërret Xhibrilit: “Vërtet All-llahu i Madhëruar e do filanin, ndaj duaje edhe ti, dhe Xhibrili e do. Pastaj e shpall tek banorët e qiellit: “Vërtet All-llahu e do filanin, ndaj duajeni edhe ju. Pastaj banorët e qiellit e duan dhe i sigurojnë pranim në Tokë.”

Kurse sipas një transmetimi të Muslimit, i Dërguari i All-llahut s.av.s. ka thënë: “All-llahu i Madhëruar, nëse e do një rob, e fton Xhibrilin dhe i thotë: “Unë, vërtet e dua filanin, andaj duaje edhe ti,” dhe Xhibrili e do. Pastaj do të thërrasë në qiell dhe do të thotë: “Vërtet, All-llahu e do filanin, ndaj duajeni edhe ju,” dhe do ta duan banorët e qiellit dhe pastaj i sigurohet atij pranim në Tokë. Nëse e urren një rob, e fton Xhibrilin dhe i thotë: “Unë, vërtet e urrej filanin, ndaj urreje edhe ti.” Dhe Xhibrili e urren. Pastaj thërret tek banorët e qiellit: “Vërtet, All-llahu e urren filanin, andaj urrejeni edhe ju. “Pastaj atij i përgatitet urrejtje edhe në Tokë.”