Rijadus-Salihin · Hadithi 396

Aplikimi i gjykimeve njerëzore për veprat e jashtme, kurse të fshehtat janë në kompetencë të all-llahut
396 Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Abdull-llah Tarik ibn Eshjem r.a. se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Kush thotë: LA ILAHE IL-LALL-LLAH (Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut) dhe mohon hyjnitë e gjithçka që adhurohet, përveç All-llahut, atij i sigurohet pasuria dhe gjaku i tij, kurse llogaria e tij definitive është tek All-llahu.”