Transmetohet nga Ebu Ma’bed el-Mikdad ibn el-Esvedi r.a. se ka thënë: “I thashë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Çfarë men-don ti nëse unë e takoj një njeri jobesimtar (kafir), luftojmë dhe ai ma pret njërën dorë me shpatë, pastaj strehohet tek një lis dhe thotë: “Iu dorëzova All-llahut, u bëra musliman. A mund ta vras, o i Dërguar i All-llahut, pasi ta thotë këtë? Pejgamberi i tha: “Mos e vrit!” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ai ma ka prerë (këput) njërën dorë, e pastaj e ka deklaruar atë!” Pejgamberi i tha: “Mos e vrit atë, sepse nëse e vret, atëherë ai është në pozitën tënde para se ta vrasësh, dhe ti do të biesh në pozitën e tij para se ta thonte deklaratën.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 397
Aplikimi i gjykimeve njerëzore për veprat e jashtme, kurse të fshehtat janë në kompetencë të all-llahut
397
Muttefekun alejhi