571
Transmeton Muslimi
Transmetohet nga Ebu Se’id el Hudrij r.a. se ka thënë: “Duke qenë njëherë në rrugë me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, erdhi një njeri i hipur në kafshën e tij. Filloi ta hedhë shikimin e tij majtas dhe djathtas, atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Kush ka tepër kafshë për kalërim, le t’i japë atij që nuk ka, kush ka tepër ushqim (të rrugës), le t’i japë prej tij atij që nuk ka ushqim”, dhe i përmendi llojet e ndryshme të pasurisë, saqë vërejtëm se askush prej nesh nuk ka të drejtë në tepricë.”