Rijadus-Salihin · Hadithi 570

Altruizmi dhe joegoizmi
570 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ushqimi i përgatitur për dy është i mjaftueshëm edhe për tre, kurse ushqimi i përgatitur për tre mjafton për katër.”

Në një transmetim të Muslimit nga Xhabiri r.a. thuhet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ushqimi i njërit u mjafton dyve, ushqimi i dyve u mjafton katërve, kurse ushqimi i katërve mjafton për tetë.”