Rijadus-Salihin · Hadithi 657

Hidhërimi ndaj mospërfilljes së ligjeve të sheriatit dhe përkrahja e fesë së all-llahut
657 Muttefekun alejhi

Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka parë një pështymë (në tokë) në drejtim të kibles dhe kjo gjë e nevrikosi aq shumë, saqë kjo u vërejt në fytyrën e tij, u ngrit dhe e fshiu me dorën e vet, e pastaj tha: “Vërtet çdonjëri prej jush, kur çohet për të falur namazin, atëherë është duke folur me Krijuesin e vet dhe Zoti i tij është në mes tij dhe Kibles, për atë nuk lejohet që askush prej jush të pështyjë në drejtim të Kibles, por mund të pështyjë në të majtë, apo nën këmbët e tij.” Pastaj mori një skaj të mbulesës së tij dhe pështyu në të, e paloi njërën anë me tjetrën dhe tha: “Apo le të veprojë në këtë mënyrë.”

Sa i përket përshtyrjes në të majtë apo nën këmbë, kjo ka të bëjë vetëm jashtë xhamisë. Ndërsa kur jemi në xhami, atëherë pështyrja lejohet vetëm në shami, apo në ndonjë leckë tjetër.