695
Muttefekun alejhi
Nga Abdull-llah bin Amr ibn El-Asi r.anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Personi tek i cili gjenden këto katër (cilësi) është hipokrit i vërtetë, kurse ai, tek i cili gjendet një prej tyre, ai zotëron cilësi të hipokrizisë, derisa nuk e flak atë: - kur flet, gënjen; - kur premton, nuk e përmbush premtimin; - kur është në zënkë, sillet padrejtësisht dhe - kur zotohet, e shkel zotimin (tradhton).”