Rijadus-Salihin · Hadithi 694

Për realizimin e obligimit dhe përmbushjen e premtimit
694 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tri: kur flet gënjen, kur premton nuk e përmbush premtimin dhe kur zotohet, e shkel zotimin.”

Në rivajetet e Muslimit shtohet: “Edhe nëse agjëron, falet dhe mendon se është musliman.”