894
Transmeton Tirmidhiu dhe të tjerët me sened të vërtetë
Safvan bin Assali r.a. tregon: “Një çifut i thotë shokut të vet: “Eja me mua te ky Pejgamber”, dhe shkuam tek i Dërguari i All-llahut dhe e pyetëm për shpjegimin e ajeteve (nëntë mrekullive të mëdha të All-llahut), ndërsa transmetuesi, pasi e ka përmendur hadithin për ato ajete, thotë: “Në fund të dy e puthën dorën dhe këmbën e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe thanë: “Dëshmojmë se ti je i Dërguari i All-llahut.”