947
Transmeton Hakimi, hadith hasen
Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.anhuma në xhenazen e vajzës së vet ka marrë katër tekbire dhe pas tekbirit të katërt qëndroi sa në mes dy tekbireve të para duke kërkuar falje dhe duke u lutur për bijën e vet, e pastaj tha: “I Dërguari i All-llahut vepronte po në këtë mënyrë.” Ndërsa në një rivajet thuhet: “Bëri katër tekbire, pastaj qëndroi një moment derisa mendova se ai do të thërret edhe tekbirin e pestë, pastaj dha selam në të djathtë dhe në të majtë. Pasi mbaroi, i thamë: “Ç’është kjo?” Ai u përgjigj: “Unë nuk kam shtuar më tepër se ajo që e kam parë Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”, ose ka thënë: “Kështu ka vepruar i Dërguari i All-llahut.”