Rijadus-Salihin · Hadithi 946

Çfarë lexohet në namazin e xhenazes
946 Transmeton Ebu Davudi

Vathile ibnul Esk’a r.a. thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e fali me ne xhenazen e një njeriu musliman dhe gjatë lutjes e dëgjova duke thënë: “O Zoti im, ky i biri i filanit është në mbrojtjen Tënde dhe në fqinjësinë Tënde dhe ruaje nga prova e varrit dhe dënimi i zjarrit. Ti e përmbush premtimin dhe meriton falënderim. O Zoti im, fale dhe mëshiroje. Vërtet, Ti je Ai që fal dhe mëshiron.”