40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 30

30 Hadithi është hasen, e transmeton Darekutni dhe të tjerë

Ebu Thalebe Hushenij, Xhurthum ibën Nashir, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "Allahu urdhëroi disa obligime, andaj mos i humbni ato,caktoi disa kufij, andaj mos i tejkaloni, ndaloi disa gjëra, andaj mos i veproni, heshti ndaj disa gjërave si mëshirë për ju, jo për shkak të harresës, andaj mos i hulumtoni ato."