40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 29

29 Tirmidhiu i cili thotë: hadithi është hasen sahih

Muadh ibën Xhebeli, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon:thash o i Dërguar i Allahut, më trego një punë që më fut në Xhenet dhe më largon nga zjarri! Ai tha: ke pyetur për një punë të madhe, mirëpo ajo është e lehtë për atë që Allahu ia ka lehtësuar: të adhurosh Allahun, të mos i bësh shirk Atij, të falësh namazin, të japësh zekatin, të agjërosh Ramazanin dhe të kryesh haxhin. Pastaj tha: dëshiron të të udhëzoj kah dyert e së mirës: agjërimi është mburojë, lëmosha shuan gabimin ashtu siç shuan uji zjarrin dhe namazi i njeriut në thellësinë e natës, pastaj lexoi:"I heqin trupat e tyre prej shtretërve"deri sa arrite te fjala:"për ata që kanë vepruar"[7]pastaj tha: a do të tregoj për gjënë kryesore, shtyllën dhe kulmin? Thash: si jo o i Dërguar i Allahut. Tha: gjëja kryesore është Islami, shtylla e tij është namazi kurse kulmi i tij është xhihadi, pastaj tha: a të tregoj për atë që i zotëron të gjitha këto? Thash: si jo o i Dërguar i Allahut. E kapi gjuhën pastaj tha: sundo këtë. Thash o i Dërguar: do të japim llogari edhe për atë që e flasim? Tha: mostë të pastë nëna o Muadh, a përmbysen njerëzit në zjarr me fytyrat e tyre apo tha: me vrimat e hundëve të tyre për diçka tjetër përveç asaj që e kanë korrur me gjuhët e tyre?."