Nga Tarik b. Eshjeme r.a. transmetohet se ka thënë: “Kur një njeri e pranonte Islamin, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ia mësonte namazin dhe atëherë e urdhëronte të lutet me këto fjalë: “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më jep shëndet dhe më furnizo.”
Në transmetimin tjetër të Tarikut, Muslimi thotë se Tariku e ka dëgjuar Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. se një njeri, që ka ardhur te i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç'të them unë kur ta lus Zotin tim?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më jep shëndet dhe më furnizo”, sepse këto fjalë përmbajnë tërë dunjanë dhe ahiretin tënd.”