Nga Ebu Bekr es-Siddiku r.a. transmetohet se ai i ka thënë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Ma mëso një lutje (dua) që do ta bëj në namazin tim.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: All-llahu im, vërtet unë i kam bërë vetes shumë dhunë dhe, meqë mëkatet nuk i fal kush tjetër përveç Teje, atëherë më fal me faljen Tënde dhe më mëshiro. Vërtet Ti je falës dhe mëshirues i madh.”
Në një transmetim tjetër (të Muslimit) thuhet: “që në shtëpinë time (të lutem).” Në transmetimin tjetër në vend “dhunë të shumtë” transmetohet “dhunë të madhe”, prandaj është e nevojshme që të dy transmetimet të bashkohen dhe të thuhet: “dhunë të shumtë e të madhe.”