1559
Muttefekun alejhi
Nga Ebu Zejd b. Thabit b. ed-Dahhak el-Ensariu r.a., i cili qe nga pjesëmarrësit e Marrëveshjes së Hudejbisë (Bejaturr-rridvanit), transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush përbetohet me be joislame duke gënjyer me qëllim, ajo (beja) është siç ka thënë, kush e vret veten me diçka, me të do të dënohet në Ditën e Gjykimit. Njeriu nuk është i obliguar ta kryejë fjalën e dhënë të pamundur, kurse mallkimi i besimtarit është i ngjashëm me vrasjen e tij.”