Rijadus-Salihin · Hadithi 1558

Për ndalimin e rreptë të dëshmimit të rrejshëm
1558 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Bekrete r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “A dëshironi t’ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Thamë: “Sigurisht, o i Dërguari i All-llahut!” Ai tha: “T’i shoqërohet diçka All-llahut, keqtrajtimi i prindërve”, meqë atë-herë ishte i mbështetur, u ul dhe tha: “A nuk është ajo edhe të folurit e rrejshëm dhe të dëshmuarit e rrejshëm?” Këto fjalë aq i përsëriti, derisa thamë: “Sikur të pushojë t’i përsërisë?”