Rijadus-Salihin · Hadithi 1632

Ndalimi i shikimit të gruas së huaj dhe personave të bukur, pa arsye të sheriatit
1632 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Talha Zejd b. Sehli r.a. transmetohet se ka thënë: “Ishim ulur në oborr dhe aty kuvendonim. I Dërguari i All-llahut erdhi mes nesh dhe qëndroi, pastaj tha: “Ç’keni që uleni nëpër rrugë publike? Largohuni nga uljet nëpër vende pulike!” Ne i thamë: “Vërtet ne ulemi, por jo për të keq. Jemi ulur të përkujtojmë kujti-met dhe të kuvendojmë ndërmjet veti.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Nëse është vetëm për këtë, atëherë rrugës jepjani të drej-tën e saj: të ulet shikimi, të merret selami dhe të kuvendohet mirë.”

Shprehja “Es-Su’udât” dtth. “Et-Turukât” (shumë rrugë).