1631
Muttefekun alejhi
Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ruhuni nga qëndrimet nëpër rrugë.” (As-habët) kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’të bëjmë nëse duhet medo-emos të takohemi, sepse në rrugë kuvendojmë.” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nëse nuk mundeni pa, atëherë jepjani të drejtën rrugës.” Ata kanë thënë: “Cila është e drejta e rrugës, o i Dërguari i All-llahut?” Ka thënë: “Të mbyllen sytë (të ulet shikimi), të mos ngacmohet askush, të kthehet selami, të urdhërohet e mira dhe të ndalohet e keqja.”