Rijadus-Salihin · Hadithi 1786

Për ndalimin e shitjes (së mallit) nga vendasi beduinit (të huajit), ndalimin e prerjes së rrugës atyre që sjellin mall (para se të njoftohen me çmimin e tregut), për ndalimin e ndërhyrjes në shitblerje tjetrit, ndalimin e ndërhyrjes në fejesë, përveç nëse e lejon ose e kthen
1786 Muttefekun alejhi

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos ia preni rrugën kalorësit dhe vendasi mos t’ua shesë mallin të huajve.” Tavusi i ka thënë atij: “Përse vendasi mos t’i shesë të huajit?” Ai ka thënë: “Sepse i huaji nuk ka ndërmjetës (të njofshëm) që do t’ia garantojë page-sën me rregull.”