Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Grupi i parë që do të hyjë në Xhenet do të jetë në figurë të Hënës katërmbëdhjetëshe, e pastaj ata më poshtë në figurë të yllit më të shndritshëm. Ata nuk do të kenë nevojën e vogël, as të madhe, as do të ketë kundërmim, as që do të ketë tërfullim, jargosje. Krehërit e tyre do të jenë të arit, kurse djersa e tyre do të jetë misku. Tagarët e tyre janë druri i shtresuar aromatik, kurse çiftet e tyre janë huru-l-ln në figurën e stërbabait të tyre Ademit me gjashtëdhjetë kuti në qiell.”
Në transmetimin sipas Buhariut dhe Muslimit thuhet: “Enët e tyre në të (Xhenet) janë të arit, djersa e tyre është misk; për çdo xhenetli ka dy gra, palca e kërcit të të cilave do të shihet nga jashtë prej bukurisë. Ndërmjet tyre nuk do të ketë mospajtim, as konflikt e hidhërim. Zemrat e tyre janë një zemër. All-llahun do ta madhërojnë në mëngjes dhe në mbrëmje.”