Rijadus-Salihin · Hadithi 1893

Sqarimi për atë që ka përgatitur all-llahu për besimtarët në xhenet
1893 Muttefekun alejhi

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Unë vërtet e di xhehenemlinë e fundit që do të dalë nga Xhehenemi dhe xhenetlinë e fundit që do të hyjë në të. Ky do të jetë njeriu që do të dalë nga zjarri duke u zvarritur, e All-llahu, pasi të zvarritet, do t’i thotë: ‘Shko hy në Xhe-net!’ Njeriu do të vijë deri te Xheneti dhe do t’i duket se është përplot dhe do të kthehet e do të thotë: ‘O Krijues, unë e gjeta përplot!’ All-llahu do t’i thotë këtij njeriu: ‘Shko, dhe hy në Xhe-net, vërtet në të ke vend ti sa dhjetë dynja’. Njeriu do të thotë: ‘Po më qesh dhe po tallesh me mua, ti që je Sundues?’ Transmetuesi thotë: “Vërtet unë e kam parë të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. që ka qeshur aq sa i janë paraqitur dhëmballët. Pat thënë: “Ja, kjo është shkalla më e ulët e xhenetlisë.”