Rijadus-Salihin · Hadithi 305

Domosdoshmëria e urdhërimit të familjes, fëmijëve dhe të gjithë atyre nën kujdes për dëgjueshmëri ndaj all-llahut, ndalimi i tyre nga mosdëgjueshmëria dhe edukimi e pengimi nga kryerja e të ndaluarave
305 Muttefekun alejhi

Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë:“Të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgjigjet për tufën e tij. Imami (udhëheqësi – sunduesi) është bari (i popullit të vet) dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Burri është bari në familjen e vet dhe do të përgji-gjet për tufën e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe ajo do të jetë përgjegjëse për tufën e saj. Shërbëtori është bari (rojtar) i pasurisë së zotëriut të vet dhe do të jetë përgjegjës për tufën e tij. Pra, të gjithë ju jeni barinj dhe secili do të përgji-gjet për tufën e tij.”