Rijadus-Salihin · Hadithi 303

Domosdoshmëria e urdhërimit të familjes, fëmijëve dhe të gjithë atyre nën kujdes për dëgjueshmëri ndaj all-llahut, ndalimi i tyre nga mosdëgjueshmëria dhe edukimi e pengimi nga kryerja e të ndaluarave
303 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a.: “Hasani, i biri i Aliut r.a. (si fëmijë) njëherë e mori një hurmë nga hurmat e dhëna për sada-ka dhe e shtiu në gojë. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Mos, mos, gjuaje atë! A nuk e di se ne nuk hamë sadaka?!”

Sipas një transmetimi tjetër thuhet: “Për ne nuk është e lejuar sadakaja.”