Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dora e sipërme (që jep) është më e mirë se dora e poshtme (që lyp). Fillo prej familjes tënde. Sadaka më e mirë është ajo që bëhet duke qenë i pasur (pasi t’i ketë plotësuar nevojat e fami-ljes), kush bëhet dinjitoz, All-llahu ia ruan dinjitetin dhe kujt i mjafton ajo që ka, All-llahu do t'ia mjaftojë.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 301 / 2
Furnizimi i familjes
301
Transmeton Buhariu
301
Muttefekun alejhi
Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilën gdhihen robërit e All-llahut e që të mos zbresin dy engjëj dhe njëri të thotë: “O All-llahu im, jepi kompensim atij që ka shpenzuar”, kurse tjetri thotë: “O All-llahu im, jepi shkatërrim atij që (dorën e vet) ka shtrënguar.”